
Kanë kontribuar për dekada me punën e përkushtimin e tyre dhe biseda e qëndrimi me to, është gjithmonë kënaqësi.
E tillë ishte edhe kjo kafe me zonja të nderuara të qytetit tonë. Si shoqëri kemi detyrime ndaj moshës së tretë prandaj Partia Socialiste mbetet e vendosur për të forcuar politikat sociale dhe për të garantuar një jetë më të mirë për pensionistët.
Rritja e vazhdueshme e pensioneve, mbështetja me shërbime sociale dhe përkujdesja shëndetësore janë prioritete konkrete të programit tonë.