Kënaqësi e veçantë të takoja sot z. Bashkim Pacrami, ish-atlet dhe gjimnast kampion së bashku me zonjën e tij, Prof. Fatmira Pacrami, dy personalitete të çmuara të qytetit tonë.

Një bisedë e sinqertë dhe plot ngrohtësi, ku ndamë kujtime, mendime dhe dëshirën e përbashkët për ta rikthyer Shkodrën me shkëlqimin e saj të dikurshëm.

I jam mirënjohës çiftit fantastik për fjalët e mençura dhe shembullin frymëzues për përkushtimin ndaj vlerave që mbajnë gjallë shpirtin e qytetit tonë.

Shkodra ka fatin të qëndrojë e fortë falë njerëzve si ju. #shqiperiamadheshtore #shkodramadheshtore #voto1