
Vijojmë takimet me qytetarët dhe bizneset në Shkodër – sot në zonën e Çinarit dhe në tregun e frutave-perimeve në Zdrale.
Së bashku me Lucianon dhe Matilden, dëgjuam nga afër zërin e tregtarëve dhe sipërmarrësve të vegjël, të cilët përballen çdo ditë me mungesën e kushteve minimale dhe barrën e lartë të taksave.
Kërkesa e tyre është e qartë:
Më pak taksa, më shumë mbështetje!
Mungesë infrastrukture
Presion fiskal i padrejtë
Treg i lënë në harresë totale nga pushteti vendor
Programi ynë jep zgjidhje të prekshme për biznesin e vogël:
Taksa zero për biznesin e vogël
Mbështetje për sipërmarrësit lokalë dhe prodhimin vendas
Kushte dinjitoze për tregtarët dhe konsumatorët
Luftë ndaj abuzimit dhe selektivitetit fiskal
Qytetarët dhe bizneset nuk kërkojnë lëmoshë – kërkojnë drejtësi dhe mundësi për të jetuar me punën e tyre.