Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar takimin me shqiptarët e diasporës në Milano. Rama e ka nisur fjalimin e tij për duke thënë se fati i shqiptarëve, sipas tij, është i lidhur me fatin e Europës.

“Motra dhe vëllezër, ju jam shumë mirënjohës që sot, në një ditë pushimi, në një orë të ditës mund të bënit plot gjëra, që më zgjodhët në këtë mikpritje të jashtëzakonshme. Është hera e parë në historinë tonë të zgjedhjeve, edhe ju, edhe gjithë shqiptarët jashtë kufijve do kenë mundësi të zgjedhin pa ardhur në Shqipëri. Përpara se të vini ju, jemi ne që vijmë te ju. Dhe tani çdo shqiptar dhe shqiptare që do të shprehet me votën e vet.
Fati ynë, fati i shqiptarëve, të na sillte në një zgjedhje si një përballje përfundimtare për historinë tonë. Fatin që me një votë t’ia ndryshojmë rrjedhën historisë, për të ndryshuar kahun e historisë, që secili dhe secila do ta investojë votën për atë që ne së bashku do arrijmë. Sepse ne mund të arrijmë që në 2027 ta bëjmë zonjë të familjes tonë europiane. Përherë të parë ne e kemi në dorë vetë fatin e historisë së Shqipërisë. Janë dhe vendet anëtare të BE-së që duan të na fusin në familjen e tyre.”-tha Rama.