Në tregun e Zdrales, hallet janë ulur këmbëkryq. Tregtarët dhe klientët, që rrallohen çdo ditë, janë dëshmi e një realiteti të vështirë: puna është bërë më e lodhshme, fitimi më i pakët, ndërsa pesha e taksave rritet dita-ditës.

Më shumë mbështetje për biznesin e vogël, e përkthyer në taksa më të ulëta qendrore dhe lokale, është në qendër të programit tonë.

Më 11 maj, voto për planin e PD, që ka në qendër qytetarin dhe zgjidhjen e problemeve. Për ndryshimin që e presim të gjithë!