
Luciano Boçi, drejtuesi politik i partisë demokratike qarku Shkodër, vijon takimet me qytetarët, duke ngritur zërin për realitetin e padrejtë që ata përballen çdo ditë. Me një krahasim të fortë mes taksave dhe investimeve, ai shpreh qartë se Shkodra meriton më shumë. Zgjidhja që ai ofron është e prekshme: një qeverisje që nuk rëndon por lehtëson, përmes taksës së sheshtë 10% që sjell lehtësim të drejtpërdrejtë për çdo qytetar.
Postimi i Luçiano Boçit:
Sot me Ndoc Ashtën, në çdo cep. Në Shkodër, qytetarët paguajnë taksa si në Zvicër, por investimet janë si në Bangladesh. Shkodranët do të dinë të zgjedhin – qeverisjen që lehtëson dhe jo që i rrin barrë mbi supe. Me taksën e sheshtë 10%, lehtësimin çdo qytetar e ndjen në xhep, jo në fjalë.