
Kryeminstri Edi Rama në fjalën e tij për çeljen e fushatës së PS për zgjedhjet e 11 Majit komentoi edhe ardhjen e Chris La Civita si këshilltar për fushatën e elektorale të Sali Berishës.
Rama e cilësoi La Civita si një njeri që ka lindur me këmishë pasi sipas ka gjetur disa budallenj që paguajnë para pa fund vetëm për ta duartrokitur. “Tani këneta thotë se anëtarësim ynë në BE nuk është prioritet dhe se sidoqoftë do ndodhë, por prioritet sipas kënetës është kthimi i bufit për të tretën herë në krye të vendit, pasi dy herët e mëparshme nuk e shkatërroi dhe rrënoi mjaftueshëm Shqipërinë. Me këtë prioritet, bufi ka sjellë se kush e di për sa para, kush e di ku i ka gjetur, edhe një Latif nga Amerika. I cili, Latifi, për të gjithë ne që jemi rritur në lagjet e Tiranës, të kujton atë të fortin e lagjes që qullsi poshtë pallatit thërriste latifin “hajde se ata do më rrahin”. Latifi kishte publikuar dje një buf që hante një mi dhe kishte ngritur pyetjen “kush është miu?”. Atij bravo i qoftë se të gjesh budallenj që të paguanjë gjithë ato para për të duartrokitur edhe kur ia fut asaj që nuk thuhet në atë farë feje është vërtetë të kesh lindur me këmishë. Se që bufi është bufi kjo nuk ka diskutim, kurse për miun ka shumë kandidatë që nga Luli i shkretë që ishte mi dhe u soll si ari”, tha Rama.