Kryeministri Edi Rama thotë se paga minimale do të shkojë 500 euro janarin që vjen. Në komunikimin me ndjekësit live në rrjete sociale, kreu i qeverisë iu përgjigj një komentuesi që i shkruante se kishte premtuar rritje pagash, por nuk ka bërë gjë.

Sipas Ramës, paga mesatare është rritur dy herë.

“Nëse ka një gjë që është shumë evidente është pikërisht rritja e pagave në vend që ka impaktuar edhe rritjen e pagave ne sektorin privat, ku sot ne kemi një pagë mesatare te kombinuar me sektorin publik-privat, 830 euro. Ndërkohë, kur ne morëm detyrën paga mesatare në sektorin publik ishte 372 euro, ndërkohë që në 2024 u mbyll viti sipas INSTAT me një pagë mesatare 1000 euro. Është shumë e qartë që në vitin 2030 paga mesatare do të jetë 1230 euro në sektorin publik. Jemi në kushtet ku pagën mesatare e kemi rritur me shumë se 2 herë e gjysmë. Jemi në këto shifra, dhe arsyeja pse ne vonohemi masivit është se kur i them gjerat atje në realitet, janë njerëzit që ato gjëra i kanë të prekshme. Kur them që paga minimale ishte 157 euro, ata që e kanë pagën minimale, e dinë se çfarë flas. Në qershor do u përcjellim kompanive vendimin qe paga minimale do të bëhet 500 euro janarin e ardhshëm, njerëzit e dinë.”, u shpreh Rama.