Aksident në rrugën kryesore të Shkodrës, përballë Ures së Vjetër të Bunës!
Një aksident ka ndodhur në segmentin kryesor të Shkodrës, ku 79 vjeçari Nexhat Kraja, i cili po udhëtonte me biçikletë, është përplasur nga një autoveturë.
Ai është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.