
Së bashku me Pjerinin, Tedin dhe Matilden, zhvilluam një takim të hapur me qytetarët e zonës, për të dëgjuar nga afër shqetësimet dhe për të ndarë vizionin tonë për një ndryshim të vërtetë. Banorët kërkojnë më shumë vëmendje, investime në rrugë, mbështetje për bujqësinë dhe shërbime bazë që mungojnë prej vitesh.
Guri i Zi meriton shumë më tepër sesa thjesht premtime zgjedhore – meriton përfaqësim të ndershëm dhe zgjidhje konkrete.
Jemi në krah të qytetarëve, për një politikë që dëgjon dhe vepron – një politikë me fytyrë njerëzore.
#Voto1
#PolitikëMeFytyrë
#ShqipëriaMadhështore