
Takimi me mësues të dalë në pension solli jo vetëm ngrohtësi, por edhe shembull qytetarie e përkushtimi që i duhet Shkodrës më shumë se kurrë. Ata kanë rritur breza të tërë dhe janë model për shoqërinë tonë.
Partia Socialiste në mandatin e katërt synon të çojë pensionin mesatar në 400 euro dhe të vendosë dyshemenë e pensionit minimal në 200 euro. Po ashtu, paga mesatare e mësuesit do të arrijë në 1250 euro, si pjesë e objektivit “Shqipëria 2030”.
Puna dhe përkushtimi ynë për Shkodrën nuk ndalen, sepse kemi zgjedhur modelin e shërbimit ndaj qytetarëve – jo retorikën që e ka lënë qytetin pas në kohë.