Këtë mbrëmje teatri “Migjeni” ka perjetuar zerat e finalistëve të festivalit “Bilbilat e Vegjël të Shkodrës këndojnë”.

Kandidati i PS Besmir Lesha ka zgjedhur që këtë pasdite të jete me familjen larg fushatës elektorale në teatrin “Migjeni” së bashku me vajzat e tij.

Postimi:

Besmir Lesha: 30 vite histori, 30 vite ku breza të tërë këngëtarësh kanë dalë nga kjo skenë dhe një traditë që vazhdon.
Së bashku me vajzat e mia në teatrin “Migjeni” duke ndjekur edicionin e 30-të të festivalit “Bilbilat e Vegjël të Shkodrës këndojnë”, një traditë e nisur nga i paharrueshmi Profesor Kujtim Alija që vazhdon edhe sot.
Një natë plot emocione për fëmijët dhe prindërit, një mbrëmje ku të gjithë janë fitues.🥰