Trajtimi i qenve endacak në Shkodër duket se ka njohur përmirësim në periudhën e fundit. Një investim i rëndësishëm për largimin e tyre nga rruga pritet të nisë së shpejti, bëhet fjalë për ngritjen e një tjetër strehëzë për qentë e rrugës. Pjesë e këtij projekti është edhe ndërtimi i një klinike veterinare. Strehëza që do të ndërtohet në zonën e Rrenzit do të ketë një kapacitet për 100 kafshë.

Drejtori i Bujqësisë Malaj bën të ditur se po punohet për sterilizimin, vaksinimin edhe matrikullimin e qenve endacak.

Ngritja e kësaj qendre ka si qëllim largimin e qenve nga rruga dhe vendosjen e përhershme të tyre në këto strehëza që do të funksionojë gjithashtu edhe si qendër veterinare.

https://youtube.com/watch?v=0xcxx5Na2OU%3Ffeature%3Doembed