
Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci ka inspektuar nga afër punimet në bulevardin “Skenderbeu” në qendër të qytetit. Aktualisht ne këtë segment rrugor prej 1 km, por punohet nje pjese te segmentit që po riasfaltohet plotësisht. Kryebashkiaku Beci, gjatë intervistës dhënë për mediat u shpreh se kjo është një ndërhyrje e planifikuar që vjen pas ndërhyrjes së Bashkisë Shkodër dhe Ujësjellës Kanalizime për kolektorin në qendër të qytetit që zgjidh njëherë e mirë problematikën e përmbytjeve në këtë zonë sa herë kishte reshje shiu.
Në fund të muajit Janar, Ndërmarrja e Shërbimeve dhe Punëve Publike e Bashkisë Shkodër së bashku me ndërmarrjen e Ujësjellës kanalizime nisën punën për sistemimin e plotë të rrjetit nëntokësorë të ujërave të shiut në këtë zonë e cila ishte kthyer në një problematikë prej vitesh. Pas sistemimit të plotë të kësaj ndërhyrjeje tashmë Bashkia Shkodër ka nisur riasfaltimin e plotë të të gjithë segmentit nga Sheshi “Demokracia” përgjatë të gjithë bulevardit “Skënderbeu”.