
Kënaqësi të takohesha me një ikonë të futbollit shkodran dhe atij shqiptar, Hysen Zmijani. Emri i tij është i skalitur në historinë e futbollit shqiptar, por edhe në përkushtimin e tij prej 28 vitesh në Kompleksi Sportiv Zmijani ku stërviten rreth 1300 të rinj.
Gjatë bisedës, ai ndau me mua faktin se kryetari aktual i Bashkisë, Benet Beci, është i vetmi kryebashkiak që në 28 vite ka shprehur interes për këtë ambient, duke e vizituar nga afër.
Në këtë garë, e sigurova se mbështetja ime për sportin dhe ekipet e moshave, që çdo ditë nxjerrin talente të reja, do të jetë e pakursyer. Partia Socialiste ka një program të qartë për sportin dhe për investimet në terrenet sportive për fëmijët.