
Qytetarët shkodranë mirepresin investimin për transformimin e hyrjes së qytetit, duke e cilësuar si një ndër ndërhyrjet më të domosdoshme në infrastrukturën urbane të Shkodrës.
Sipas tyre, për vite me radhë, kjo zonë ka qenë e anashkaluar, me mungesë të gjelbërimit, këndeve për fëmijë dhe hapsirave që i japin frymëmarrje qytetit.
Pas prishjes së objekteve, që pengonin investimin, tashmë ka nisur puna për zbatimin e projektit në një nga pikat më të rëndësishme të qarkullimit dhe identitetit urban.
Projekti perfshin zgjerimin e rrugës hyrëse dhe rikonstruksion i trotuareve, krijimin e hapsirave të gjelbra dhe mbjellje të pemëve decorative, vendosje e ndriçimit modern dhe sinjalistikës rrugore, kënde lojërash për fëmijë dhe zona çlodhjeje për familjet.
Ky projekt është pjesë e vizionit të Bashkisë Shkodër për të rritur cilësinë e jetës urbane dhe për ta bërë qytetin më të aksesueshëm, më të gjelbër dhe më të denjë për banorët dhe vizitorët e tij.