Ndotja e vijës bregdetare nga mbetjet plastike dhe inertet që derdhen në det përmes lumenjve po kthehet në një fenomen gjithnjë e më shqetësues.

Rasti i lumit Buna, ku shkarkohen ujërat e lumenjve Drin, Kir dhe ato të liqenit të Shkodrës, është tregues i situatës problematike të lumenjve dhe dëmit që atyre po u shkaktohet nga ndërhyrjet njerëzore në mjedis

Bregdeti i Velipojës, veçanërisht gjatë muajve të dimrit, është një dëshmi e qartë e kësaj ndotjeje.

Mbetje urbane dhe plastike mblidhen në masë në vijën bregdetare përmes grykëderdhjes së Bunës, duke krijuar një panoramë shqetësuese për mjedisin dhe turizmin.

Pastrimi I kësaj pjese të bregdetit ka qënë vazhdimisht në fokusin e organizatave mjedisore.

Ekspertët e mjedisit bëjnë thirrje për zgjidhje afatgjata, përmes menaxhimit të qëndrueshëm të mbetjeve urbane si dhe për trajtimin e ujërave të zeza.

Sipas tyre, vetëm në këtë mënyrë mund të rikuperohen ekosistemet dhe habitatet natyrore të lumenjve.