Dita dhe java nisi me zotin Muhamet dhe zonjën Afërdita. Shkodranë të rinj e të vjetër e njohin kontributin e Muhamet Shalës për edukimin e të rinjve në Shkodër, Dukagjin e Postribë.

Sot, më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për brezin e arsimtarëve si Muhameti, që me përkushtim dhe vullnet të mirë u dhanë brezave dije dhe kulturë. Në bisedën me të prekem edhe sfidat dhe problematikën e arsimit sot në Shkodër e mbarë Shqipërinë, nevojat urgjente për ndryshim dhe politikat afatgjata për formimin e brezave të rinj.
Pervoja e tij është një bazë e mirë dhe e çmuar për të formësuar ato që pas 11 majit do të jenë politikat e transformimit tërësor në fushën e arsimit.