Përfaqësuesi i shoqatës Pro-Eksport Albania, Florjan Zekja, thotë se tarifat e vendosura nga Presidenti Amerikan Donald Trump do të kenë ndikim drejtpërdrejtë në eksportet shqiptare.

Në një intervistë për MCN TV, ai deklaroi se eksportuesit shqiptarë direkt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë një xhiro rreth 130 milionë dollarë në vit dhe një taksë nga 8% u shkon 10%.

Ndërsa për eksportuesit që eksportojnë drejt Europës me destinacion Amerikën, Zekja u shpreh se do të ketë një rënie.

Sipas tij, do të ketë një tkurrje dhe një prishje të atij programimi që ishte bërë më parë dhe si impakt i parë do të jetë zvogëlimi i prodhimit, por si efekt shok mund të kemi edhe ndërprerje të kontratave dhe të prodhimit, për shkak të taksave të larta.

Në vijim shtoi se produkti shqiptar që shkon në Itali apo Gjermani, rrezikon të mos eksportohet drejt Amerikës, sepse Amerika i vendos tarifa 20% më të larta këtyre vendeve, në raport me ato që kanë pasur më parë.

Në pamje të parë taksa 10% për Shqipërinë nuk është ndonjë taksë e jashtëzakonshme, krahasuar me vendet e tjera, por problemi është ndryshe sepse 80% e eksportuesve të manifakturës, eksportet i ka kundrejt Europës.

Dhe Trump ka vendosur një taksë 20% për produktet europiane dhe biznesi i manifakturës do të jetë shumë i afektuar. Kjo në mënyrë indirekte do të ndikojë.

Për të gjithë ata që eksportojnë me destinacion Amerikën, do ketë ndikim. Ne eksportojmë 90% në Europë, pjesën më të madhe drejt Italisë.

Kur lufta botërore për influenca ekonomike do të fillojë ne de të jemi të prekur automatikisht, se eksporti ynë preket. Pa filluar akoma lufta ekonomike, nuk e dimë se si do të ndikojë.

Por në pamje të parë dimë që do të fillojë një luftë ekonomike, globalizmi që ishim mësuar bie, por askush nuk e di se si do të fillojë dhje si do të reflektohet.

Eksportuesit shqiptar direkt në SHBA, kanë një xhiro rreth 130 milionë dollarë në vit, një taksë nga 8% u shkon 10%.

Por ato ndoshta mund të favorizohen se konkurrentë të tjerë si Kina, mund tu lihet hapësirë në treg. Ndërsa eksportuesit që eksportojnë drejt Europës me destinacion Amerikën, do të ketë një rënie.

Do të ketë një tkurrje dhe një prishje të atij programimi që ishte bërë më parë dhe si impakt i parë do të jetë zvogëlimi i prodhimit.

Por si efekt shok mund të kemi edhe ndërprerje të kontratave dhe të prodhimit, për shkak të taksave të larta. Rëndësi kanë programimet.

Në sektorin e modës programimi për stinën e ardhshme bëhen gjashtë muaj më parë. Në rast se kemi një situatë dramatike, shitjet do të kenë një tkurrje jo të vogël.

Lëndën e parë e sjell klienti vetë dhe taksa është zero, për 10% të prodhuesve. Por ka dhe prodhues që e blejnë lëndën e parë vetë.

Për lëndën e parë nuk mendoj se do të kemi rritje tarifash, për sa kohë lënda e parë blihet në Turqi, Kinë apo vende si Bangladeshi.

Megjithatë për momentin nuk ka asgjë të sigurt se ka lëvizje me një ritëm shumë të lartë. Moda ka një specifikë se e ndjen e para tarifën, se është një efekt psikologjik.

Kur mësojmë se do paguajmë diçka ekstra, mendohet për ato gjërat bazike, për ushqimin dhe gjërat bazë dhe moda shtyhet në një moment të dytë dhe reagon pozitivisht dy vjet pasi ka kaluar kriza.

Efekti do të ndjehet që në momentin e parë. Por do të ndihen edhe efektet financiare se kur një porositës amerikan do refuzojë të tërheqë porosinë, krijohet ngërç ekonomik.

Eksportuesit shqiptarë të manifakturës 80-85% janë të lidhur me Europën. Produkti shqiptar që shkon në Itali apo Gjermani, rrezikon të mos eksportohet drejt Amerikës, sepse Amerika i vendos tarifa 20% më të larta nga ato që ka pasur më parë.

Duhet parë se si do reagojë tregu europian dhe në bazë të kësaj edhe ne do të shohim se si do të sillemi me bizneset tona.

Se biznesi i modës është shumë delikat. Mund të ketë reduktim të punëtorëve, qasje drejt tregjeve jo amerikane. Duhet parë se si do reagojnë partnerët tanë në Europë.

Por edhe kjo masë do një kohë për të reaguar, se nuk merret kthesa menjëherë.

Aktualisht sektori i veshjeve ka patur disa lëkundje nga rënia e euros, apo mbivlerësimi artificial i lekut dhe mungesa e fuqisë punëtore.

E njëjta situatë po vazhdon dhe tani. Duket sikur ishte stabilizuar pak a shumë situata.

Sidomos sektori i prodhimit të këpucëve, por kam përshtypjen se do të kemi sërish lëkundje tektonike, se masat ndaj komuniteti europian, do të ketë ndikim.