Dje jam kêne ne nji vend me t’cilin jam e lidhun ktu e 15 vjet ma perpara, ku nana dhe motra jeme ishin nji nder qindra grate qe punonin per t’sigurue jetesen. Tuj takue kto gra e vajza t’reja, mu sollen nder mend duert e nanes teme te shpueme prej gjylpanave e mundi i madh qe ka ba ajo me na rrit me nder.

Kjo nuk asht historia vec e nanes e motres teme por e shum grave qe punojne ne biznesin fason. N’at kohe rrogat ishin shume t’vogla, oferte pune tjeter ma te mire nuk kishte per me jetu sepse Shkodra ishte totalisht e harrueme. Pavaresisht se ne 12 vjetet e fundit, asht ba shum per rritjen e pages minimale dhe kushteve te punes, sot mbetet ala per tu ba.

Partia Socialiste ne kto tre mandate, ka ba shum per vajzat dhe grate shqiptare, si themel i shoqnis tone. Fati e deshti qe une sot te kthehesha jo ma si ajo vajza e vogel qe pret nanen me dal prej pune, por si kandidate e pare per deputete e Partise Socialiste, me qellimin me kene krah i ktyne grave e vajzave.
Takimi tek ish puna e nanes teme ishte pik se pari per kushtet e punes te ktyne zonjave por dhe sipermarresve qe i punesojne, se cka mundet me u ba ma teper ne te mire te sipermarrjes dhe te punsumve me mbeshtetjen qeverise Rama ne mandatin e katert.

Du te falenderoj fasonerin “Bellador” qe mbeshtet e puneson tana grate e vajzat qe jane pjese prej vitesh e ksaj ndermarrje dhe keshtu duke mbeshtet ekonomine e familjeve tona. #shkodra2030 #voto5 #partiasocialiste🌹 #shqipëria2030🇦🇱🇪🇺