
Me pjesëmarrjen e Prof. Dr. Sali Berisha, liderit historik të opozitës dhe simbolit të qëndresës demokratike, prezantuam me krenari ekipin e kandidatëve të Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Pjesëmarrja masive dhe mbështetja e qytetarëve treguan qartë:
Malësia kërkon ndryshim, përfaqësim të denjë dhe fundin e harresës shtetërore.
Kandidatët tanë janë të vendosur të jenë zëri i qytetarëve, për të sjellë zhvillim, dinjitet dhe investime të munguar prej vitesh.
Faleminderit Malësi e Madhe për besimin, për mbështetjen dhe për frymën e jashtëzakonshme që i dha këtij takimi kuptim politik dhe shpresë për fitoren.
11 maji është dita e vendimit – dhe Malësia do të flasë fort!