
Një kafe e ngrohtë me zonjat e mrekullueshme të Shkodrës
Këto janë gratë që kanë mbajtur familjet, komunitetin dhe historinë gjallë – edhe kur shteti ka munguar. Me përvojën e tyre dhe fjalën e matur, më dhanë më shumë se sa mund të marrësh në çdo tryezë politike: mençuri, drejtësi dhe shumë dashuri për këtë vend.
Nuk kërkuan shumë – thjesht një shtet që kujdeset, një politikë që dëgjon dhe një përfaqësim që nuk harron. Faleminderit për këtë bisedë që nuk do ta harroj. Zëri juaj është forca jonë për të ndërtuar një Shqipëri me dinjitet për të gjitha moshat dhe brezat.