FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË PREZANTIMIN E KANDIDATËVE PËR DEPUTETË NË QARKUN E MALËSISË SË MADHE

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatëve në Qarkun Malësi e Madhe akuzoi qeverinë aktuale, duke u fokusuar në disa fusha të rëndësishme si ekonomia, varfëria, pensionet, mbështetje për fermerët dhe siguria ushqimore. Berisha kritikoi ashpër rrogat dhe pensionet e ulëta të cilat nuk mundësojnë një jetë dinjitoze për qytetarët shqiptarë, duke i akuzuar politikat e qeverisë për rritjen e varfërisë dhe papunësisë.

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se një pensionist që merr një pension të ulët, është sa gjysma e pagës që Gjermania paguan për qenin e shtëpisë, duke e krahasuar këtë si një tregues të padrejtësisë dhe keqmenaxhimit të burimeve.

Berisha theksoi se Shqipëria ka pasur një rritje të varfërisë, dhe se shumë shqiptarë janë detyruar të largohen nga vendi për shkak të kushteve ekonomike të vështira, siç janë papunësia dhe varfëria. Sipas Berishës, qeveria mbledh taksa të larta, por nuk i kthen ato në shërbime për qytetarët, dhe këtë ai e sheh si një abuzim të madh me të ardhurat e qytetarëve.

Kryetari i PD, Sali Berisha gjithashtu kritikoi politikën e naftës, duke thënë se taksat e larta mbi naftën kanë bërë që çmimi i saj të rritet ndjeshëm dhe të shkaktojë probleme për qytetarët, duke përmendur kontrabandën si një nga pasojat e këtij keqmenaxhimi. Berisha premtoi se me ardhjen e PD në pushtet do të ulen taksat për naftën dhe do të zbresë çmimin e saj në nivelin e Maqedonisë dhe Kosovës.

Në lidhje me fermerët, Berisha akuzoi qeverinë për firmosjen e “Ballkanit të Hapur”, një marrëveshje që, sipas tij, ka dështuar dhe ka kontribuar në falimentimin e fermerëve shqiptarë. Lideri opozitar theksoi se fermerët shqiptarë janë në disavantazh, pasi Serbinë e ka mbështetur më shumë se Shqipërinë përmes subvencioneve, ku dha edhe shembuj të falimentimit të fermerëve që kishin prodhime cilësore, si bimët aromatike, por që nuk mundën të konkurojnë për shkak të konkurrencës së padrejtë. Berisha premtoi që do të mbrojë prodhimet lokale dhe do të subvencionojë fermerët, duke e konsideruar sektorin bujqësor si një fushë të rëndësishme për ekonominë shqiptare.

Kryetari i PD, Sali Berisha për sigurinë ushqimore në vend, akuzoi ashpër qeverinë për hyrjen e produkteve të kontaminuara si mish i infektuar dhe pesticide të ndaluara në BE, që kanë shkaktuar shqetësime shëndetësore. Berisha tha se një incident kur Rama kishte thënë se ishte sëmurur nga breshkat që kishte në shtëpi, në të vërtetë ai ishtë sëmurur nga salmonela që kishte ardhur nga produktet ushqimore të infektuara. Berisha premtoi se do të përmirësojë sigurinë ushqimore dhe do të vendosë kontrolle më të rrepta për të mbrojtur qytetarët shqiptarë.

Në fushën e ekonomisë, kryetari i PD, Sali Berisha tha se do të zbatojë një sistem të ulët taksash për të mbështetur biznesin e vogël dhe fermerët, duke garantuar se çmimi i energjisë do të ulet dhe fatura e ujit do të përgjysmohet. Berisha premtoi se rroga minimale do të jetë 500 euro dhe se do të krijohet një sistem ku qytetarët dhe bizneset do të përfitojnë nga taksa të ulëta, ndërsa produktet vendase do të mbrohen dhe do të kenë mbështetje. Për fermerët, Berisha premtoi një mbrojtje më të madhe për prodhimet e tyre, duke mos lejuar që importet të dëmtojnë prodhimet vendase.

Në mbyllje të fjalës së tij, lideri demokrat, Sali Berisha theksoi se qeveria e tij do të ketë një qasje të ndryshme, ku do të mbrohen interesat e qytetarëve dhe të fermerëve, dhe do të ndalohen praktikat që kanë sjellë falimentimin e shumë sektorëve të ekonomisë shqiptare. Ai premtoi për një rimëkëmbje të bujqësisë, një sistem më të drejtë taksash dhe një përmirësim të kushteve të jetesës për shqiptarët.

FJALA E PLOTË

Një falënderim shumë të përzemërt dhe mirënjohje të pakufijshme ndaj jush burra, gra, të rinj e të reja të kësaj malësie. Malësi Madhështore do ta quajmë sot ne malësinë e Madhe, sepse në fakt, Zoti, natyra, e ka bërë madhështore. Ky është realiteti.

Cilido që e njeh këtë Malësi, mund t’i thotë e madhe, e mirë, por mund t’i thotë dhe Madhështore.

I dashur Luçiano, drejtues politik i Qarkut të Shkodrës. Të dashur drejtues të degëve të PD të Malësisë së Madhe, Shkodrës, Vaut të Dejës, Pukës. Të dashur deputetë dhe kandidatë për deputetë të këtij qarku. Është nder i madh shumë të vij sot tek ju për të paraqitur një program të cilin nuk e kam paraqitur kurrë në 34 vite.

Një program që ne e kemi quajtur programin e Shqipërisë Madhështore. Pra, duket si diçka e stërmadhe, diçka e lartë, por ju garantoj secilit prej jush dhe çdo shqitpar, që është një program më i miri dhe më realisti që ka njohur Shqipëria dhe shqiptarët.

Dhe ju garantoj se, Ramadan Lika dhe Aurel Marku, dhe deputetët e Shkodrës, Vaut të Dejës, Pukës dhe të mbarë Shqipërisë do të jenë garant absolut të zbatimit të këtij programi në çdo nen dhe çdo premtim të tij.

Ky program, miqtë e mi, fillon aty ku fillon jeta, dinjiteti, respekti, fillon tek familja.

Ne, do të vendosim në piedestal në këtë program familjen shqiptare.

Po ta shohësh në shumë anë, kjo Malësi ka patur shumë anë madhështore, historinë e saj me ngritjen e flamurit për herë të parë në trojet shqiptare. Epikën e hotjanëve, e grudasve kundër padrejtësive under Kongresit të Berlinit. Kryengritjen dhe qendresën ndaj pushtimit komunist të burrave të kësaj malësie të udhëhequr nga Prekë Cali.

Por cilido që do të njohë në thellësi këtë malësi, dhe lexon e studion për të, do tëgjejë se gjëja më madhështore që ka kjo malësi është familja shqiptare, familja e saj.

Një udhëtare shumë e vëmendshme, e cila udhëtoi disa herë në viset e veriut. Ka një përshkrim të një nate që kalon në një familje në Malësi të Madhe. Familje partiarkale, i zoti i shtëpisë 100 vjeç, me një pastërti shembullore, me një mikëpritje dhe harmoni të papërshkruar.

I zoti i shtëpisë i thotë të nesërmen: dua të rrish dhe dy netë. Dhe kjo shkruan: nuk arrita do të rri, thotë. Por ndjeva keqardhjen më të madhe që u largova nga ajo familje, e cila ishte një institucion i vërtetë. Ajo foli për një familje, por të tilla kanë qenë familjet shqiptare. Ato janë institucione të vërteta, dhe ne do ta vendosim familjen shqiptare në piedestal.

Nuk u ndala rastësisht këtu, se një rrymë, një agresion kundër familjes fryu në mbarë botën. Dhe absolutisht nuk kishte asnjë frymëzim tjetër, vetëm frymëzimin përtej marksist, ekstremist përtej marksist.

Ne do qendrojmë, dhe ne i konsiderojmë sa tokësore dhe aq hyjnore familjet dhe vlerat e saj.

Të dashur miq, Shqipëria në 12 vite, cili ishte drejtimi i saj?

Këtu unë ftoj çdo shqiptar, çdo banor të kësaj malësie, pavarësisht nga bindjet politike, t’i shtrojë vetes disa pyetje. Ku i kanë fëmijët, miqtë, njerëzit, që para 12 vitesh i kishte këtu?

Sa prej tyre janë larguar nga Malësia e Madhe ddhe Shqipëria në këto 12 vite? Të shtrojë pyetjen, po pse u larguan këta? Çfarë i detyroi të largohen këta?

Dhe çdonjëri prej jush, nuk mund të gjejë përgjigjen, veçse varfëria, papunësia. Këto janë shkaqet. Shqiptarët nuk largohen më nga kurioziteti për të parë një vend, për të parë një tjetër. Jo.

I kanë parë tani, u bënë 30 vite. Ka dalë, kanë shkuar, kanë ardhur. Nuk shkojnë më, hajde dalim të shohim njëherë. Jo, jo.

Por, janë me mijëra e mijëra familje, të cilat në sofrën e tyre nuk kanë më ushqim për të gjithë fëmijët e tyre, për të gjithë familjen. Jo.

Detyrohen t’u thonë: shko djalë, shko vajzë, paç fatin! Gjej fatin tënd, se këtu kaq kemi. Sepse fare e thjeshtë. Kjo qeveri, në vend se, taksat që mbildhte nga ju t’i shpërndante me drejtësi, duke ua kthyer një pjesë të mirë ju në rroga, pensione, shërbime. Kjo qeveri i zhduk ato në mënyrën më të paimagjinueshme, si asnjë vend tjetër në Europë dhe në botë.

12 vjet më parë, pensionet dhe rrogat minimale në Mal të Zi shin më të ulëta se në Shqipëri. Sot, pensioni është 3 herë më i lartë se në Shqipëri, në Mal të Zi. Çfarë pasurie ka më shumë Mali i Zi se sa Shqipëria? Absolutisht, as 1/5, as 1/10 nuk e ka.

Jo! Por ka qeveri, e cila taksat që mbledh i ndan për rroga, pension, shkolla, shëndetësi, rrugë dhe nuk i vjedh në ëktë mënyrë.

Pra, ku shkuam ne? Mund të citosh sa të duash statistika, por disa janë më tronditëse. 18% e familjeve nuk i japin dot fëmijëve 3 vakte.

41% e familjeve nuk i japin dot ushqimin e duhur. Ku shkuam ne? Ne shkuam sot, një pjesë e madhe e pensionistëve nuk marrin dot ilaçet.

Mbrëmë takova një pensionit. Muhamet Gashi. Jam nga Puka, më tha. Unë, tha, kam punuar 45 vite. Kam punuar shofer, këto e këto, dhe tani kam dal me një pension 67 mijë lekë.

Tokat në Pukë i kam marr, por një pjesë ia fala kishës, dhe bravo i qoftë, ndërtuan një kishë aty, tha.

Toka në Kavajë, të bashkëshortes sime nuk i kemi marrë. Tani, t’i lëmë fjalimet dhe t’i lëmë fizilofitë, po ky njeri që ka punuar 46 vjet dhe merr, të më falë për krahasimin, merr sa gjysma e pagës që Gjermania paguan për qenin e shtëpisë. 130 euro paguan. A ka çnjerëzi më të madhe se kjo?

Pse kjo është mundësia?

Jo, kurrë nuk është mundësia kjo. Kurrë! Se kur erdhi puna te rrogat e larta o miqtë e mi, janë më të lartat në Ballkan, o miqtë e mi. Rrogat, janë rrogat më të larta se kudo tjetër. Të ministrave, të deputetëve, të gjykatësve, të presidentëve, etj.

Po ata të cilët u përjashtuan ishin pensionistët.

Këtë vit, janar, Edi Rama shtroi në tavolinë buxhetin. 8 miliardë euro. 8 miliardë, çdo taksë e paguar nga ju. Qeveria nuk prodhon asnjë qindarkë. 8 miliardë euro. Dhe kur thotë, për pensionistët 16 milionë.

Atëherë, më thoni ju mua? A ka cinizëm më të madh se ky?

A ka shpërfillje më të madhe se kjo? Çfarë i quan ti këta njerëz? I konsideron ti njerëz?

Dhe kur ne dërguam ligjin për të vendosur minimumin jetik 200 euro, e mbajti në parlament nuk e votoi kurrë. Deklaroi se kjo e zhyt në humnerë Shqipërinë.

Unë jam këtu para jush, dhe ju lutem të trokisni, se unë do të doja shumë, të mos mbaja asnjë fjalim nëpër mitingje, por të shkoja të flisja në çdo derë, tek çdo shqiptar, tek çdo malësor, tek çdo malësore dhe të ulemi të bisedojmë me të. Jo, absolutisht! Nga 8 miliardë që janë këtu në tavolinë, do të ndahen ato që do t’i jepen 200 euro çdo shqiptari dhe nuk ka shqiptar që të marrë pension nën 200 euro.

Nuk janë shumë. Jo, absolutisht! Problemi ëhstë se 57% e pensionistëve në Shqipëri marrin një pension nga 67 euro që tha zotëria mbrëmë, maksimumi 168 euro. Pra, marrin një pension ndën 200 euro. Të gjithë pa përjashtim nga vitet e punës, nga çfarëdo lloj faktori tjetër do të marrë 200 euro.

200 euro do marrë çdo i papunë, çdo person në ndihmë ekonomike. Dhe jo vetëm kaq. Secili prej tyre do të ketë kartën e konsumatorit. Çfarë është ajo? Të gjitha mallrat që blejnë për ushqime dhe për gjërat bazë do t’i blini më lirë se të tjerët. 20% më lirë. Tvsh-në do ua kthejmë dhe do merrni 450 euro në vit, sipas llogarive të sotme, dhe sa të shkojë për ushqimet pa tvsh.

Jo vetëm këto.

Ilaçet. E kam thënë dhe e them. Në mënyrë absolute, Shqipëria do ketë listën e rimbursimit të plotë të ilaçeve që ka republika italiane.

Jemi larg italianëve ne me gjendje ekonomike, por me ilaçe do të jemi njëlloj si ata. E kemi këtë mundësi, padiskutim. Dhe ne do ta bëjmë.

Rroga minimale nuk do jetë nën 500 euro.

Çdo biznesmeni i them, nuk duhet të zemërohesh, duhet të tregosh mirëkuptim të plotë, sepse ne do të ulim taksat dhe barra tjera fiskale dhe të garantoj se do të kesh sukses më të madh. Por, ne nuk mund të pranojmë që shqiptarët të trajtohen me një rrogë me të cilën nuk e mbyllin dot muajin e as 15 ditëshin. Jo, do të trajtohen me një rrogë që të mund të përballojnë jetën. Kurse, ty si biznesmen, ne do të të ulim taksat, do të të ulim çmimin e energjisë nga 18 lekë, në 6 lekë.

Sot, isha në tregun e Tiranës dhe i them një zonje: do ta ulim çmimin e energjisë. Aq e kemi patur kur ke qenë ti, tha.

Nafta. Po ka një mënyrë për t’i rënduar qytetarët. Shkon dhe i ëvnë naftës taksën 1.1 euro, në një kohë kur të tjerët të dashur mië, e shesin naftën botë 1.1 euro.

Ky 1.1 euro i merr taksë. Ky, me këtë çmim ka inkurajuar gjithashtu kontrabandën. 300 mijë ton është kontrabanda e naftës, minimumi në Shqipëri.

Brenda 100 ditëve të para barra fiskale mbi naftën zbret në nivelin e Maqedonisë dhe Kosovën. Se ne tani kemi rënë aq në gropë, sa duhet të marrim njëherë shembullin, të ngjitemi ku janë Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe pastaj të shohim më lartë.

Kosova e merr naftën nga Durrësi, e shet 40% më lirë në Prishtinë. Kjo merr fund. Nafta nuk do mund të shitet në Shqipëri kurrë më shumë plus minus me çmimin që do të shitet në Kosovë, Maqedoni dhe në vende tjera.

Çdonjeri duhet ta dijë se në çmimin e naftës, nuk rëndohet vetëm ai që ka makinën. Rëndohet secili prej atyre që blen, pasi çmimi i naftës është çmim transporti për mallrat.

Pra, me këtë paketë ne japim një frymëmarrje. Ne, në një farë mënyre edhe rikthejmë dinjitetin e njerëzve, njerëz që nuk ulen dot të pijnë një kafe. Njerëz që rrinë në stola. Burra e gra që kanë shkri jetën e tyre në punë, dhe tani marrin një shpërblim qesharak. Merr fund kjo! Merr fund!

Ne fillojmë me këtë paketë, dhe i garantoj pensionistët dhe rrogëulëtit, do kenë kartën e konsumatorit.

Çfarë ka ndodhur në Shqipëri, miq? Ajo që nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër. Cila? Rrogat minimale kanë mbetur minimale, rrogat maksimale janë bërë stërmaksimale. Nuk ka vend demokratik që e bën këtë. Mendësi staliniste.

Në diktatura ndodhte kjo. Kryetari i presidiumit merrte 32 mijë lekë, pastruesja e presidiumit merrte 4, 5 mijë lekë. Në SHBA-të, rroga mesatare dhe rroga e presidentit ndryshojnë 4 gjer në 5 herë, aspak më shumë. Jo vetëm atje, kudo.

Kurse në Shqipëri 10 herë, 11 herë. Merr fund! Rrogat e larta do rrinë aty, por do rrisim të ulëtat dhe mesataret. Rroga mesatare do shkojë 1200 euro dhe ju garantoj ju, se ky vrap nuk ndalet gjersa ne të paguhemi më mirë se të gjithë qytetarët e Ballkanit. Sepse ne jem imë të pasurit.

Sepse pasuritë tona përrallore nuk i ka asnjë vend tjetër.

Sepse ne, do të ndezim fuqishëm e ‘Made in Albania’.

Përfytyroni për një moment territorin e kësaj malësie. Çfarë pasurish përrallore? Çfarë pasurish me famë botërore i ka dhënë natyra dhe Zoti kësaj toke? A ka prodhime më cilësore se në këtë malësi? Absolutisht, nuk ka! Ku janë djemtë e saj, duke punua rnë fermat e vendeve e tjera që nuk kanë as gjysmën e ëktyre prodhimeve. Ndaj dhe në i rikthehemi prodhimit. Vendosim sistemin më të ulët të taksave. Garantoj biznesin e vogël, se energjinë do e këtë me 6 lekë, se fatura e ujit do të përgjysmohet, se nuk do guxojnë kurr Toninët, Becët, apo tjerët t’i çojnë ato taska, ndonjëherë edhe 10% të xhiros. Nuk do mund të tatojnë biznesin e vogël kurrë më shumë se 1% të xhiros.

Shkoj so unë në treg, gjej 14 fishuar metrin katror të hapësirës publike. A mund të imagjinohet? Më thanë punonjësit, e kemi patur 1200 lekë e kemi 15 mijë lekë. Aty do shkojë, do ketë ligje.çfarë bëjnë këta?

Merrni pak regjistrat e Toninit këtu, të Becit atje, të zyrave në Tiranë. Absolutisht, 30-40% e të gjithë njerëzve në bordero janë në emigracion dhe këta ndajnë me njëri tjetrin rrogat e tyre.

Po, merrni pak piramidën e rrogave këtu. Kudo ky hesap. Për këta sukses është vjedhja.

Merr fund kjo!

Malësia ka disa prodhime të ciëlsisë më të lartë botërore. Flora e kësaj treve jep prodhimet nga më mahnitëset, më ciëlsoret. Çfarë ndodhi me to, më thoshte përfaqësuesi i eksporteve të bimëve aromatike? U rrëzuan përtokë.

Dy gjëra: euro ra me 35%. Maagazinat na i japin me qera stratosferike. Tani, u vendosën edhe tarifat, sepse eksporti ka qenë cilësor, ishte për SHBA-të. Tani, unë jam këtu për t’ju garantuar ju, se ky sektor që është një sektor jashtëzakonisht i rëndësishëm për ekonominë tonë. Shqipëria, nga Vermoshi në Pogonë është e tëra e mbuluar nga bima aromatike eterovajore. Dhe ne do ta ëprmbarësojmë këtë njëlloj si ullirin dhe arrorët.

Do subvencionojmë fuqishëm për çdo degë, do firmosim marrëveshjen me SHBA-të. Ne, nuk do të lëmë asnjë tarifë, dhe jam i bindur se kjo politikë duke mos vendosur asnjë tarifë për mallrat e SHBA-ve, do bëjë që dhe ata të heqin tarifat për bimët mjekësore dhe për mallrat tonë në SHBA. Do e ngremë në këmbë këtë sektor.

Miqtë e mi, unë u ndala tek prodhimi. Fermeri shqiptar shkoi drejt falimentimit me shpejtësi këto 12 vite, sepse firmosën Ballkanin e Hapur, duke i thënë BE: mos e firmosni.

BE është hapësirë e tregtisë së lirë, por tregti me rregulla. Jo tregtisë që të falimentojë njërin për shkak të tjetrit. Në qoftë se Serbia ka subvencionuar fermerët e saj, minimumi 5 herë më shumë se sa Shqipëria.

Normal, që fermeri shqiptar nuk mund të shesë me atë çmim që shet fermeri serb. Dhe ky bënte mashtrimin e kamionit, se kamionit i duhet 1300 vjet në dogana. Marrëzira! E mbushi tregun me prodhime të Shumadisë, me prodhime të Taxhikistanit, sepse ata janë të lidhur në marrëveshje edhe me Rusinë dhe fermat tona falimentuan njëra pas tjetrës.

Ju premtoj fermerëve se në mënyrë absolute prodhimet e tyre sezonale do të mbrohen, dhe vetëm do të mbrohen.

Para dy ditësh, më mori në telefon një fermer i Pogradecit. Doktor, tha, ne mbaruam. Mua po më kalben 2 mijë ton patate. Në qoftë se ju nuk na jepni një mbrojtje sezonale, ne nuk duhet të mbjellim. Nuk ka vend që nuk jep mbrojtje sezonale, u them unë ju. Nuk e kemi shpikur ne mbrojtjen sezonale. Mbrojtje sezonale u jep çdo vend fermerëve. Ne do japim dhe do japim.

I garantoj fermerët se do subvencionojmë çdo njesi prodhimi. Do subvencionojmë çdo fidan të mbjellur, çdo kokë bagëti. Po, po. Taksa asimetrike, taksa diskriminuese për fermerët merr fund. Do të jetë simetrike, dhe do të ejtë fermeri ai që do të përfitojë nga taksa, jo përpunuesi, i cili në këtë sistem të sotëm nuk ka leversi të blejë prodhimet e fermerit shqiptar dhe merr ato të importit. Jo! Do vendoset tvsh=ja ashtu si në shitje, ashtu edhe në blerje.

Këtu, siguria ushqimore është pasiguria më e madhe. Mandarinat. Njëherë tjetër dalin të tjera. Njëherë tjetër shpërndahet salmonelë, e cila arrin gjer në Surrel. Ekzakt, po ua them ju këtu, nuk e kam thënë tjetërkund.

Sëmuret dhe ai vet, del gënjen mjekun dhe i thotë: u sëmura se kam breshka në shtëpi. U sëmur nga salmonela që erdhi me pulat. Erdhi nga deputetët e tij, erdhi nga deputetët e tij salmonela. Mishi i infektuar. Nuk ka asnjë siguri, dhe kur shkoi në spital tha: e kam se mbaj breshka, ma dha breshka salmonelën. Çfarë breshke? Fileto pule! I gënjente mjekët.

Ndaj dhe, siguria ushqimore do të jetë çështje e sigurisë kombëtare. Po si mund të hyjnë në Shqipëri insekticide kancerogjene që janë ndaluar në Europë?

Dhe ky tund pasaportën europaine. Jo, jo, thotë.

Pasaportën europiane me pesticide salmonela.

Miqtë e mi, janë bërë dëme të mëdha 12 vite. Pastrimi i shtëpisë. Kurrë mos harroni: në librat e shenjtë Zoti thotë: Pastro shtëpinë që të hyj dhe unë brenda! Ne do e pastrojmë shtëpinë.

Se normal, ka një pyetje. Ku do i gjejë paratë kjo qeveri do thonë. Unë ju siguroj ju, se këto premtime janë me rezervë, ta dini shumë mirë ju, janë me rezervë të plotë dhe nuk mund të devijohet asnjë prej tyre.

Por shtëpia do pastrohet. Nuk do mund të ndodhë kurrë më që të paguhen 130 milionë euro në djegësi të mos ketë të vendosë asnjë tullë në themele. Dhe të paguani ju një njesi punonjësish që kanë patur për detyrë vetëm për të mbikqyrur punimet e djegësit.

Nuk kanë bërë asnjë raport. Ajo që unë e quaj me të drejtë Lubi Balluku, ajo e dinte që dardhat i ha Edi Rama dhe nuk mund të raportonte që nuk po ndërtohet se lekët i merrte Edi Rama, ndërkohë që aty nuk po vihej një tullë.

Sa janë ato 130 milionë? A e dini sa bëjnë ato me pensione? 812 mijë pensione. Po tjetri, Beketi. Një sipërmarrës me një televizion që përpiqej ta mbante të paanshëm. Dhe ky, rrahu gjoksin, do bënte të fortin për t;i treguar se këtu ligji, kushtetuta e drejta jam unë, e mori dhe e përzuri. 110 milionë euro gjoba për qytetarët. Jo, do përgjigjen për këto. Shtëpia do të pastrohet. Se përndryshe, ku shkuan këto para? Do gjenden. Janë shndërruar në hotelet më luksoze, në vilat më luksoze, në kontot bankare më të fryra në offshore dhe në vende tjera. Dora e hekurt e ligjit, gërshëra e mprehtë e ligjit do të presë çdo akt, çdo përpjekje për korrupsion.

Tani, çfarë suksesi paraqesin këta? 12 vjet.

Këta paraqesin sukses mbjelljen e Shqipërisë me kanabis. Këta paraqesin sukses shkrirjen e shtetit me krimin. E thashë dhe në Shkodër: deputetët e qarkut Shkodër janë deputetët e Dobraçit. Bankomat. Aty është Enveri, Iliri, e me radhë se të tjerët janë në burg.

A, jo! Deputët do të jenë tuajit. Do të jenë të qytetarëve. Edi Rama do të shkojë me ta, dhe garantoj se do të shkojë me ata në këtë mënyrë që bën.

Pra, zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. Qytetarët do votojnë të lirë. Nuk mund të ketë arrestime dhe burgosje politike. Një vend që aspiron BE nuk mundet kurrë që të shkojë si Korea e Veriut apo Tunizia drejt tij.

Të dashur miq, tani përpiqet të fshihet pas gishtit. Po, thotë. Kam unë, thotë 28 vjet në pushtet, po ka edhe Berisha thotë kaq edhe më shumë, por ja që është. Mashtrim i madh!

Unë ju them ju, i them çdo shqiptari: Sali Berisha në mënyrë absolute, dhe asnjëri nuk duhet të gabojë, nuk e ka nisur kurrë këtë rrugë kësaj here,a s për pushtet të vetin, as për pasurim të vetin, as problemet e fëmijëve të vetë apo probleme të nipërve dhe mbesave të vet. Jo, jo!

E thotë diku Shekspiri, e ka shkruar. Thotë që: ndonjëherë thotë, rrethanat i imponojnë njerëzve akte të fuqishme, veprime të fuqishme. Unë e nisa këtë mision, sepse e pashë që donin që Shqipëria të ishte pa opozitë.

Por Shqipëria pa opozitë ishte natë e zezë. Shqipëria pa opozitë, apo me opozitë të kontrolluar. Cilido që mund të dyshojë, i ftoj dhe këta Kokajt që janë këtu, që mbështesin Bravën më duket. I ftoj.

Në qoftë se ju ka mbetur në gjakun tuaj një miligram demokrati, mendoni një minutë se ku do ishte sot opozita po të ndiqnit idilin Rama-Brava? E shihni se çfarë ndodh me Lulzim Bravën? Gili gili, vili vili çdo ditë.

Më falni, a ka keqpërdorim më të madh se ky? A mund të pranoja unë një gjë të tillë? Kurrë!

Ndaj dhe, ishin rrethanat ato që më impnuan mua të kthehem. Dhe të kthehem më i vendosur se kurrë që të zbatoj këtë program, në mënyrë që shqiptarët të jetojnë me dinjitet. Në mënyrë që rrogat e tyre të rriten, pensionet e tyre të rriten, vendet e punës të krijohen, pordhimi i tyre të jetë krenari kombëtare, Shqipëria të ecë e sigurtë drejt BE-së.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

Faleminderit shumë!