
**Faleminderit për angazhimin tuaj të çmuar!**
Sot patëm një takim gjithëpërfshirës në kuadër të “Ditës Botërore të Autizmit”
Një tavolinë ku reflektuam të gjithë së bashku me mjeke specialiste, infermier, psikolog, punonjës social nga qëndrat shëndetësore Shkodër e Vau Dejës dhe përfaqësues nga Institucionet Shëndetësore, Zyra Vendore e Arsimit, Shërbimi Social Shtetëror dhe Qëndra Harmoni- bashkia Shkodër.
Falë pjesëmarrjes dhe kontributit tuaj, mundëm të trajtonim çështje me rëndësi për një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe mbështetëse:
**Shërbime dhe mbështetje konkrete** për familjet që kanë nevojë për to.
Dëshira për të thyer **tabutë** dhe për të ngritur ndërgjegjësimin mbi autizmin.
**Forca dhe mbështetja** e prindërve si shtylla kryesore e progresit.
Rëndësia e **institucioneve të bashkuara** në misionin tonë të përbashkët.
Kujtesa që **familja është pika e nisjes për çdo ndryshim pozitiv**.
Kontributi juaj është i paçmueshëm, dhe së bashku mund të sjellim ndryshime që bëjnë diferencën.