Pas ndërhyrjeve të paligjshme në adresat e emaileve të disa prej prokurorëve të SPAK-ut, Sali Berisha thotë se fshihet një luftë brenda klaneve të Partisë Socialiste.

“U kthye koha kur dosjet, para se të shkonin në gjykatë, shkonin në Partinë Socialiste. Tani hakerohet. një luftë e brendshme, brenda klaneve mafioze brenda PS. duan të ja faturojnë Fatmir Xhafajt, po i vijnë rrotull dhe për të më revoltuar dhe mua, edhe dosjen time. Atë i them Fatmiri publikojeni sa ta gjeni”, shprehet Berisha.

Kryeministrin e akuzoi se ka urdhëruar institucionet që mos kenë asnjë komunikim me Prokurorinë e Posaçme, teksa tha se në 83% të rasteve, provat e krimit prishen, manipulohen dhe përdoren për pazar.

“Pse ka ndodhur kjo, ta them unë ty. Proda është ‘Matrix’. Ky Ilir Matrixi shkoi aty për të bërë pikërisht për të bërë këtë gjë. Ministri vetë është një ushtar i Pojës”, tha kreu i PD.

Edi Rama në çdo dalje thotë se vota për Partinë Demokratike është hap pas në procesin e integrimit, por Sali Berisha premtoi se me të njëjtin angazhim sikundër integrimi në NATO dhe liberalizmi i vizave, qeveria e tij do çojë përpra edhe këtë proces.

“Do finalizojme negociatat me BE dhe anëtarësimin e plotë, por tërësisht të bazuar në meritë”, thotë Berisha.https://www.youtube.com/embed/_Ymq4kIz85w?si=AEifI82hUSBOYU9O

Deklaratat, Berisha i bëri gjatë prezantimit të programit për kulturën e cila sipas tij është kapur nga mafia politike në pushtet dhe si shembull solli projektin e prezantuar pak ditë më parë nga Kryeministri për Bibliotekën Kombëtare.

“Kurrë nuk do ndodhë ajo, ëndërr e vjetër e Ramës, Rama donte kullë në oborrin e bibliotekës kombëtare, vendi ka nevojë për një bibiotekë. Unë jam për një bibliotekë të re dhe ne do e ndërtojme një biblioteketë të re”, shprehet Berisha.

Për kreun e opozitës kultura është çështje e identitetit kombëtar ndaj dhe premtoi dyfishim të buxhetit me qëllim transformimin ligjor, institucional dhe financiar të këtij sektori.

Tv Klan