Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Qarkun Shkodër, Onid Bejleri, ishte sot pranë banorëve të fshatit Bleran në Njësinë Administrative Rrethina, ku zhvilloi një takim për të identifikuar nga afër problematikat që rëndojnë mbi komunitetin.

Bejleri theksoi se Blerani dhe zona përreth kanë qenë për vite të tëra jashtë vëmendjes së politikës, duke përjetuar mungesën e investimeve në infrastrukturë dhe shërbime bazë. Ai garantoi se kjo situatë do të marrë fund me një përfaqësim të denjë dhe me mbështetjen e drejtpërdrejtë të Qeverisë Shqiptare.

“11 Maji është më shumë se një datë zgjedhjesh – është dita kur ne, si përfaqësues të Partisë Socialiste, marrim përgjegjësinë për ta kthyer besimin e qytetarëve në punë konkrete. Banorët e Bleranit, si dhe shumë të tjerë në zona të ngjashme, nuk kërkojnë premtime, por zgjidhje reale dhe dinjitet institucional,” u shpreh Bejleri.

Ai nënvizoi se platforma “Shkodra 2030” është vizioni që do të udhëheqë zhvillimin e territorit në mënyrë të qëndrueshme, duke i dhënë fund harresës dhe duke sjellë shanse të barabarta për çdo qytetar, pavarësisht se ku jeton.

Takimi në Bleran është pjesë e turit të dëgjesave që kandidati i PS-së po zhvillon në të gjithë qarkun, për të ndërtuar një program që reflekton nevojat e vërteta të komunitetit dhe që ofron një rrugë konkrete drejt zhvillimit.

Postimi i Kandidatit te PS Onid Bejleri
Sot, së bashku me Marjanin, takuam banorët e fshatit Bleran në Njësinë Administrative Rrethina. Patëm mundësinë të dëgjojmë nga afër problematikat e kësaj zone, e cila prej vitesh ka mbetur në harresë.
Ashtu si shumë zona të tjera të Shkodrës, edhe Bardhaj ka nevojë për projekte konkrete dhe mbështetje të vazhdueshme. 11 Maji është dita kur angazhimi ynë për këta banorë do të jetë prioritet, duke sjellë investime të prekshme në infrastrukturë përmes mbështetjes së Qeverisë Shqiptare.
#PS2030🌹 #Shkodra2030 #Shqipëria2030🇦🇱🇪🇺 #Voto5