.

Bashkia Shkodër ka nderuar sot heronjtë e demokracisë në 34-vjetorin e 2 Prillit. Nënkryetarët Teuta Qyteza dhe Alban Preka , së bashku me kreun e Këshillit Bashkiak Oltion Luli dhe sekretaren e Këshillit Bashkiak Sabina Danej, vendosën kurora me lule në përkujtim të katër të rinjve që dhanë jetën për liri.

2 Prilli mbetet një datë simbol e qëndresës qytetare ndaj diktaturës dhe e rrugëtimit të pandalshëm drejt demokracisë.