
Mesazhin e tij në festën e Fitër Bajramit, myftiu i Shkodrës e kishte për të rinjtë.
Imam Muhamed Sytari kërkoi pendim të sinqertë tek Zoti. Ai tha se mëshira e Zotit është më e madhe se gjynahet tona. Myftiu i Shkodrës theksoi se duhet të parandalojmë të keqen në familjet dhe shoqëritë tona, si edhe kërkoi distancim nga haramet.
‘Allahu i do të penduarit. Çdo kush gabon dhe ka gjynahet e tij të përditshme. Por, unë i fal të gjitha gjynahet. Mëshira e zotit është më e madhe se gjynahet tona’, tha ai.
Një mesazh e kishte edhe për Gazën, ku tha se zullumi nuk e ka jetën e gjatë, pasi Zoti sheh gjithçka.
Falja e namazit të Fitër Bajramit u organizua në xhamitë e qytetit të Shkodrës.