
Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i PS-së, shpalos sot programin e Partisë Socialiste për Shqipërinë 2030 me të cilën do të kërkojë dhe votën e shqiptarëve në zgjedhjet e11 majit.
Rama ftoi shqiptarët të votojnë PS-në më 11 maj dhe jep arsyen
“Më 11 maj shqiptarët duhet të na japin mandatin dhe të japin një mesazh të fortë Brukselit duke votuar masivishit për anëtarësimin e BE-së. Një pasaportë, treg i përbashkët, hapësirë bashkëjetese, barazi para ligjit….”
Integrimi në BE brenda 2030 për ti dhënë shqiptarëve pasaportën e Bashkimit Europian mbetet prioritet i PS-së në këtë fushatë elektorale.
“Çdo vit ngritëm lart e më lart emrin e Shqipërisë. Kemi mundësi reale për të hyrë tani në BE. Jo vetëm duam ne, por dhe BE duan të na marrim. Po negociojmë me vrull për të mbyllur në një hark kohor të shpejtë. Kemi shansin historik t’i mbyllim negociatat në 2027 dhe s’duhet të humbim asnjë minut kohë prandaj duhet të çojmë një mesazh historik më 11 maj” tha Rama.
Rama tregoi të mirat që sjell pasaporta e BE-së për shqiptarët
“Me pasaportën e BE-së Europa bëhet e vogël sa Shqipëria dhe Shqipëria e madhe sa Europa… Bëhet më e lirë mundësia për tu punësuar dhe në shtete të tjera jashtë BE-së, dhe do të përfitojnë kartën sociale si cdo qytetar i BE-së dhe të drejtat individuale…”
Programi i PS-së “Shqipëria 2030” synon të japë një perspektivë reale me një program qeverisës të ndërtuar mbi strategji të mirëpërcaktuara, për çdo fushë.
Në zgjedhjet e 11 majit, Rama u kërkon shqiptarëve votën për një mandat të katërt.