
Duke e quajtur një program qeverisës realist dhe jo premtime elektorale, që i flet qytetarit në mënyrë të drejtpërdrejtë, në një sallë ovale, kryeministri Edi Rama shpalosi ambiciet për mandatin e katërt.
“Të gjitha këto nuk janë premtime në hava, janë të gjitha kalkulime. Programi ynë qeverisës, se ky nuk është program elektoral, është program qeverisës, është hulumtuar me detaje”, tha Rama.
Gjatë u ndal te përfitimet direkte për qytetarët: Paga mesatare, pritet të shkojë 1 mijë euro në muaj në sektorin privat e publik bashkë, ndërsa për pagën minimale të cilin Rama zotohet të jetë 500 euro brenda mandatit të katërt, do të ketë lehtësi për sipërmarrësit.
“Ne do t’u japim një lehtësi që gjatë 18 muajve pas pagës së parë, shteti atyre nuk do t’u kërkojë asnjë detyrim tatimor mbi shtesën prej 100 eurosh”, tha Rama.
Rritja do të prekë sërish mësuesit e mjekët.
“Mësuesit do të kenë një pagë mesatare 1250 euro. Shqipërinë 2030 ne duam që paga e mjekëve të shkojë të prekë tavanin 2000 eurove”, tha Rama.
Me uljen e papunësinë në shifrat e 6%, njëjtë sa ç’është edhe norma e BE-së, Rama tha se brenda 2030-ës, pensionet minimale do të jenë 200 euro ndërsa ai mesatar 400 euro.
Deri në 2029, taksa për biznesin e vogël nuk do të ketë ndryshime, duke vijuar të jetë 0% ndërsa ajo për biznesin e madh 15%. Por këtu, kryesocialisti shpalosi objektivin madhor: Paqen fiskale!
“Në mandatin e katërt ne do të kemi një paqe fiskale të negociuar me biznesin, një instrument i njohur qysh në kohëra shumë të vjetra, të cilën latinët e quanin Pax Fiscalis Cum Negotiis. Më pëlqen shumë kjo ide dhe do t’i propozojmë biznesit, qysh në qershor, një marrëveshje paqeje të negociuar fiskale për një periudhë 3-vjeçare, ku 15% i tatimit do të paguhet mbi fitimin e përputhur me normën e rritjes ekonomike, ndërsa për çdo fitim shtesë që biznesi do të deklarojë mbi atë normë, do të tatohet vetëm 5%. Kjo është një paqe që nënkupton edhe fundin e çdo lloj inspektimi tek biznesi, të çdo lloj kontrolli dhe të çdo lloj minuti të harxhuar për kontrolle bazuar mbi një marrëveshje paqeje, por kjo do të nxjerrë në dritë edhe shumë të ardhura të padeklaruara për arsyet që i dimë që biznesi nuk i ka deklaruar veç faktikisht hyn edhe tek një sërë borxhesh e historisë që as nuk kanë për t’i paguar kurrë po të duash”, nënvizoi Rama.
Në mandatin e katërt mbetet i pandryshuar regjimi për biznesin e vogël. Rama theksoi se deri në 2029, Shqipëria do të vazhdojë të jetë, jo vetëm i vetmi vend me zero taksë për biznesin e vogël në rajon, por dhe vendi me nivelin më të ulët absolut të taksave në rajon për të punësuarit, ku 93% e të gjithë atyre që marrin një pagë në Shqipëri paguajnë më pak se 10% nga pagat
“Ne jo vetëm zeruam taksën, po dhe e rritëm nga 55 në 140 mijë euro, tavanin e xhiros vjetore që llogaritesh biznes i vogël dhe e hoqëm TVSH për gjithë biznesin e vogël, me një xhiro deri në 100 mijë euro. Ky regjim e kemi premtuar dhe do ta mbajmë edhe në mandatin e katërt, do të mbetet i pandryshuar”, tha Rama.
Në mbështetje të biznesit Kreu i Qeverisë tha se do të lëvrohen mbi 2 miliardë euro ekstra në formën e kredisë dhe garancisë nga dy banka, nga Banka e Shqipërisë dhe ajo e Zhvillimit, ndërkohë që 1 miliardë euro të tjera do të mobilizohen nga paketa Smart Albania.
Falë këtij mobilizimi financiar, Kryeministri vuri në dukje se “ne do të gjenerojmë rreth 8 miliardë euro ekstra në ekonomi, si dhe do të krijojmë deri në 100 mijë mundësi të reja për punë, por më e rëndësishmja për punë të mirëpaguar”.
Jo të pakta qenë risitë e programit të mandatit të katërt qeverisës në shëndetësi, arsim e mbrojtjen sociale. Në shpalosjen e programit qeverisës, Rama tha plan ambicioz për t’u realizuar brenda mandatit të katërt është edhe programi After School, si dhe shoqëria publike për transportit falas të nxënësve.
Në Shëndetësi buxheti do të arrijë 1 miliardë euro deri në vitin 2025 ndërsa paga e një mjeku do të jetë deri në 2000 euro. Në arsim premton rritjen e pagës për mësuesit në 1200 euro, ndërsa do të ndërtohen dhe 200 shkolla të reja. Një vëmendje të vecantë do të jetë arsimi profesional duke investuar 60 milionë euro dhe synohet dyfishimi i numrit të nxënësve.
Premton afro 500 milionë vlerën totale të investimeve në bujqësi e synojmë të arrijmë objektivin super-ambicioz të 1 miliardë euro eksporteve. 24 orë ujë në 90 % të territorit shqiptar, ndërsa në 2030 Shqipëria do të jetë e pavarur energjetikisht dhe do të mund të eksportojë energji.
Pikat kryesore të programit
1. Paga dhe Ekonomia
– Të ardhurat për frymë janë trefishuar dhe do të pesëfishohen deri në vitin 2030 (nga 3324 euro në 10342 euro dhe më pas në 15,000 euro).
– Paga mesatare në sektorin publik është rritur nga 372 euro në 1000 euro dhe do të arrijë 1200 euro deri në vitin 2030.
– Paga minimale ka kaluar nga 157 euro në 400 euro dhe do të rritet në 500 euro deri në janar 2026.
– Prodhimi i Brendshëm Bruto është rritur nga 9.6 miliardë euro në 25 miliardë euro, me synim 35 miliardë euro deri në vitin 2030.
2. Punësimi dhe Pensionet
– Shkalla e papunësisë është ulur me 40%, nga 17.5% në 8.8%.
– Në vitin 2030, papunësia do të arrijë nivelin e mesëm të BE-së (6%).
– Numri i të punësuarve është rritur me 300,000, nga 1.023 milion në 1.327 milion.
– Pensioni mesatar është rritur nga 86 euro në 175 euro dhe do të arrijë 400 euro në vitin 2030.
– Janë nënshkruar marrëveshje për njohjen e pensioneve me shtete të tjera, përfshirë Italinë. Brenda mandatit të katërt duan të mbyllin marrëveshjen me Greqinë.
3. Biznesi dhe Taksa
– Taksimi i dyfishtë për biznesin e vogël është hequr dhe xhiroja për të cilën konsiderohet biznes i vogël është rritur në 140,000 euro.
– Do të vazhdojë regjimi me taksë 0% për bizneset e vogla dhe taksë 15% për bizneset e mëdha.
– Propozohet një “Paqe Fiskale” për biznesin, ku tatimi mbi fitimin do të lidhet me rritjen ekonomike dhe kontrolli për bizneset do të ndalet.
– Eksportet janë rritur nga 2.8 miliardë euro në 8.4 miliardë euro dhe do të mbështeten me kredi dhe garanci shtetërore për bizneset.
4. Arsimi
– Paga mesatare e mësuesve është dyfishuar, nga 420 euro në 950 euro, dhe do të arrijë 1250 euro në vitin 2030.
– 238,000 nxënës përfitojnë tekste falas dhe 450 shkolla janë ndërtuar, me plan për 200 shkolla të tjera deri në fund të mandatit.
– Laboratorët inteligjentë janë shtuar dhe do të arrijnë 1000 deri në fund të mandatit të katërt.
– Programi i ushqimit në shkolla dhe transport falas për nxënës nga shtëpia në shkollë.
– Do të dyfishohet numri i nxënësve në arsimin profesional dhe do të investohen 60 milionë euro në shkolla profesionale.
5. Shëndetësia
– Buxheti për shëndetësinë është rritur nga 250 milionë euro në 760 milionë euro, dhe do të arrijë 1 miliardë euro deri në vitin 2025.
– Janë rindërtuar 400 qendra shëndetësore dhe ambulanca, dhe do të përfundojnë të gjitha deri në vitin 2030.
– Programi i shëndetësisë përfshin gjithashtu mbështetje për rinovimin dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.
6. Energjia
– Në mandatin e katërt, Shqipëria do të bëhet e pavarur energjetikisht dhe do të mund të eksportojë energji.
– 10% e prodhimit është fotovoltaik, dhe pritet që deri në vitin 2030 kjo të arrijë në 30%
7. Uji
– Brenda mandatit të katërt 90% do të ketë ujë 24 orë, për zonat e largëta malore që përbëjnë 10% të rasteve e pamundur zgjidhja
8. Turizmi e mjedisi
– Deri në 2030 shkojmë në 20 mln turistë, kemi mbi 50 kontrata me hotele me pesë yje. Iinteresimi nga brendet ndërkombëtare për të investuar është rritur.
– 22% e territorit të Shqipërisë është tani zonë e mbrojtur dhe është zhvilluar një legjislacion i ri evropian për menaxhimin e këtyre zonave.
9. Kadastra
– Deri në vitin 2026, do të përfundojë plotësisht digjitalizimi i kadastrës
– Regjistrimi fillestar i të gjitha pasurive do të përfundojë brenda vitit 2028
– Brenda 2028 do të mbyllet i gjithë procesi i legalizimit
10. Kultura
– Tre 3 projekte madhore: Galeria Kombëtare, Teatri Kombëtar dhe Muzeu i Madh Kombëtar.
– Krijimi i një rrjeti të qendrave kulturore shqiptare në shtete ku ka shqiptarë si Itali, Greqi, SHBA, Gjermani, Angli, Francë etj.
11. Mbrojtja
– Investimi në fushën e mbrojtjes në 2013 ishte 28 milionë euro sot 280 milionë euro.
-Së shpejti një anije luftarake të madhe.
– Ka filluar ndërtimi i kapaciteteve për prodhimin e municioneve, armëve, dronëve dhe mjeteve të blinduara “Made in Albania” që do të kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes kombëtare.
12. Rendi
– Brenda vitit 2026, çdo shtetas shqiptar do të pajiset me kartën e identitetit digjital, e cila do të jetë gjithashtu pjesë e Kartës Europiane të Identitetit Digjital
– Deri në vitin 2026, 12 qytete qendër qarku do të jenë të pajisura me kamera inteligjent
– Plani i një amnistie periodike për gratë dhe të miturit
Ndiqni lajmet në zhvillim për të gjitha pikat krysore të programit të PS