
Subjekti i drejtuar nga Tom Doshi, ka marrë zyrtarisht të drejtën nga KQZ për propozimin e njërit nga 4 anëtarët e Grupeve të Numërimit (GN) për zgjedhjet parlamentare.
Vendimi është marrë nga komisioneri shtetëror i zgjedhjeve Ilirian Celibashi, i cili ka përcaktuar se 4 anëtarët e grupeve të numërimit, do të kenë këtë përkatësi:
-PS emëron një anëtar të GN
-PD emëron dy anëtarë të GN
-PSD emëron një anëtar në GN
Vendimi mban datën 25 mars 2025, ndërsa mund të ankimohet brenda 3 ditëve, pra deri me 28 mars 2025. Deri tani, nuk ka ainformacion nëse ka patur ankimim nga ndonjë subjekt i interesuar.
