
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kandidati për deputet i Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës Onid Bejleri, ka përcjellë një mesazh urimi.
Mesazhi i plotë
Të dashur miq, në mbyllje të këtij muaji të madhërueshëm të Ramazanit, dua t’ju uroj nga zemra: Gëzuar këtë natë të madhe të Fitër Bajramit!
Pas një muaji plot lutje, sakrificë dhe përkushtim, uroj që kjo festë të sjellë paqe, gëzim dhe mbarësi në familjet tuaja. Qofshi gjithmonë të bekuar me dashuri dhe harmoni!