Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se edhe këtë vit janë vënë në dispozicion të mësuesve 90 kuota për trajtim me kredi të lehtësuar për blerjen e një banese”.

Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu vuri në dukje se të gjithë të interesuarit duhet të aplikojnë nëpërmjet portalit e-Albania, nga data 11 mars 2025 deri më datë 9 prill 2025.

Përfituesit përzgjidhen nga Komisioni i Vlerësimit, i ngritur pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në bazë të sistemit të pikëzimit, të përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave “Për trajtimin me kredi të lehtësuar të të punësuarve në administratën publike për blerjen e banesës”, brenda 10 ditë pune nga afati i mbylljes së aplikimeve.

“Një tjetër mbështetje për mësuesit, me kredi me 0% interes, për të dytin vit radhazi
Për këtë vit janë vënë në dispozicion të mësuesve 90 kuota për trajtim me kredi të lehtësuar për blerjen e një banese.
Mësuesit mund të aplikojnë në e-Albania deri më datë 9 prill 2025”, shkruan ministrja.