Kandidatja për deputete e PS për qarkun Shkodër Xhenis Çela ka shtruar një iftar me gratë dhe vajzat shkodrane në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Statusi i plotë:
Është muaji i lutjes, sakrificës dhe agjerimit! Ramazani na bashkon të gjithëve rreth sofrës së iftarit, e sonte në një prej netëve të bekuara të këtij muaji, pata kënaqësinë të vijoja traditën e familjes, në shtrimin e iftarit për gratë dhe vajzat shkodrane. Ky është një moment i veçantë për të forcuar lidhjet mes nesh, për të ndarë gëzimet dhe për të reflektuar mbi vlerat e solidaritetit, bashkëpunimit dhe harmonisë. Le të vazhdojmë të ecim përpara me besim dhe shpresë. Lutem që Zoti të pranojë sakrificat e secilit prej nesh dhe ky muaj i shenjtë të sjellë mbarësi në çdo familje shkodrane e shqiptare🤲