Një çift irlandez me siguri kanë habitur jo pak efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, kur dorëzuan mbi 40 mijë euro, me pretendimin se i kishin gjetur në Durrës.

“Shtetasi K. S., 42 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, shtetasja K. K., kanë deklaruar se shumën prej 41 400 eurosh e kanë gjetur më datë 26.03.2025, rreth orës 15:30, në afërsi të një supermarketi, në lagjen nr 13, Durrës”, njofton Policia e Shkodrës.

Por, sipas Policisë së Durrësit, irlandezët dyshohet se e kanë vjedhur këtë shumë parash. Paraprakisht, dyshohet se paratë u kanë rënë punonjësve të një agjencie imobiliare në Durrës.

Vlerën prej 41.400 eurosh e kanë gjetur në rrugë dy të rinj, të cilëve më pas u ka dalë parë turisti irlandez, duke i thënë në anglisht se paratë janë të tij.

Megjithatë, pritet hetimi i plotë për zbardhjen e ngjarjes.