
Duke marrë shkas nga disa lajme të publikuara së fundmi, dua të sqaroj publikisht se e vetmja parti politike ku kam aderuar ndonjëherë ka qenë Partia Socialiste, dhe kjo në një moshë të re, kur kam qenë e angazhuar me strukturat rinore.
Vazhdoj të jem pjesë e kësaj force politike, me besimin e plotë se është e vetmja forcë që do të punojë për të ardhmen e Shkodrës dhe zhvillimin e saj.
Pavarësisht spekulimeve, për mua nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa detyra që më është besuar dhe përmbushja e saj me përkushtim dhe profesionalizëm. Në pozicionin tim aktual, fokusi im i vetëm është të sigurojmë një shërbim cilësor dhe dinjitoz për qytetarët, duke qenë pranë tyre dhe duke iu përgjigjur nevojave të tyre me seriozitetin dhe përgjegjësinë që kërkon kjo detyrë.
Elda Drabeja