Banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës zhvendosën protestën e tyre para SPAK, kundër ndërtimit të resortit luksoz të botuesit Bashkim Ulaj, të cilin e akuzojnë se u ka grabitur pronat. Mes lotëve për humbjen e tokës, banorët lajmëruan se kanë bërë një shtesë në kallëzimin e tyre, duke përfshirë është gjyqtarë e zyrtarë, që sipas tyre janë të implikuar në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë.

Në një prononcim për mediat, një prej protestuesve thotë së Bashkim Ulaj në bashkëpunim me kreun e PL në Malësi të Madhe, Fatmir Shpallzaj u kanë grabitur pronat. Ata akuzojnë si të implikuar edhe dy gjyqtarë, Vojsava Kola Osmanaj dhe Astrit Kalaja apo punonjës të Hipotekës të asaj kohe. Ata akuzojnë botuesin dhe biznesmenin pranë Berishës se u mori pronat duke përdorur fuqinë dhe pushtetin e tij dhe kërkojnë ndërprerjen e punimeve.

Por, ndërsa banorët po protestojnë prej ditësh se pronat u janë vjedhur, Partia Demokratike dhe Sali Berisha kanë mbyllur sytë dhe heshtin përballë denoncimeve kundrejt botuesit pranë tyre, Bashkim Ulaj. Madje heshtin edhe para lotëve të banorëve, të cilët mes dhimbjes për grabitjen e tokave, thonë se kanë turp t’u thonë fëmijëve ikni nga Shqipëria se po u grabisin pronat. “Nuk ka më trup se me i thënë djalit, ik mor babë prej Shqipërie”, tha një protestues mes lotësh.