
Banorët e fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë kanë vijuar edhe ditën e sotme të protestojnë kundër punimeve në këtë zonë. Sipas tyre, po i rrëmbehen pronat për të ndërtuar resortin luksoz “Blue Borgo” në kufi me zonën e fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë.
Banorët pretendojnë se biznesmeni Bashkim Ulaj me një person tjetër të quajtur Fatmir Shpellzaj po u grabisin pronat 60 familjeve.
Në një prononcim për mediat, banorët thonë se kanë dokumentet që vërtetojnë se janë pronarë të kësaj toke, por akuzojnë Shpellzajn se ka falsifikuar dokumentet dhe u kanë rrëmbyer tokën.