Nga Shkodra, kryeministri Edi Rama prezantoi ligjin e ri të “Paketa e Maleve” që i hap rrugë investimeve në agroturizëm e turizëm malor.

https://c376e9c1f76b2c7d29bca5731bf5d1ef.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-41/html/container.html

Rritja në krahasim me 2023, është goxha e madhe, ndërkohë që rritja në krahasim me 2022 është eksponencial. Shkodra është hapur, është bërë destinacion. Po, nëse do të ndiqet shembulli i disa investimeve të bukura që janë bërë në Malësinë e Madhe për shembull, do të jetë bekim i madh për Shkodrën.

Agroturizmi, zhvillimi i këtij rrjeti do të zhvillojë prodhimin, prodhimin e cilësisë së lartë. Me hyrjen në BE, këto produkte do të jenë ofertë luksi, sikurse janë në të gjitha zonat e Italisë, Francës etj, ku është shumë e vështirë të gjesh vend e para. Aty gjen gjëra që nuk i gjen dot në jetën e përditshme të qytetit, përveçse në shtëpi. Duke zhvilluar këtë lloj ekonomie, do të hapet rruga për të zhvilluar dhe produkte eksporti bio. Psh, prodhimet e vajit të ullirit kanë filluar t’i shesin jashtë si prodhime speciale, jo prodhime në masë.

https://c376e9c1f76b2c7d29bca5731bf5d1ef.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-41/html/container.html

Do të kemi bankën tonë të zhvillimit që do jetë në funksion të atyre sipërmarrjeve që nuk janë lehtë të financueshme nga bankat tregtare, për të nxitur investimin në sektorë që mund të kenë risk më të lartë apo mund të kenë nevojë për më shumë kohë për t’u bërë interesant. Paketa e Maleve ka nevojë për promovim“.