Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Shkodër vijoi të ironizonte kreun e PD-së Sali Berishën. Ai tha se Berisha ka thënë se do të shkrijë SPAK nëse do të fitojë më 11 maj. Rama përmendi mes batutash dhe deputetin Lulzim Basha.

“Kur u bë reforma të tjerët nuk donin të futeshin në sallën e parlamentit, u ngujuan me Lulin në bulevard. Luli këndonte çdo natë himnin, asnjëherë nuk dorëzohet. Gjithmonë i ka fituar të gjitha. Ne e bëmë këtë, sot jemi ne garantët, por që nesër që garancia të jetë aty, ne duhet të jemi në BE. Ja ku e keni bufin e kënetës që thotë me 11 maj, do të fitojmë, më 12 maj do të shkrijmë SPAK. Do të shkrijë Noc Rrokun se ky është edhe qyteti i Noc Rrokut”, tha Rama.