Muzika e dhomës pushtoi Teatrin “Migjeni” në Shkodër. Nga klasikë të njohur e deri te vepra kushtuar heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, violinisti Lorenc Radovani riktheu veten dhe përvojën aty, në skenën ku interpretonte plot emocione edhe 46 vjet më parë.

Në pianoforte, maestro Radovanin e shoqëroi pianistja Fatma Spahiu, e cila, ndonëse nuk ngjitet shpesh në skenën e “Migjenit”, dhuroi një performancë të veçantë.

Koncerti recital do të mbahet edhe më 26 mars në sallën e Universitetit të Arteve në Tiranë, pranë të njëjtit institucion ku artisti jep kontributin e tij edhe si profesor.