Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.

Gazetari i Klan News Martin Marku bën me dije se dy automjete janë përplasur kokë më kokë nga ku kanë mbetur të plagosur tre persona, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Nga dyshimet e para mësohet se automjeti tip Mitsubishi ka qenë duke dalë në rrugë dhe si pasojë e një parakalimi të automjetit tip Golf ka ndodhur kjo përplasje e fortë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbulimin e rrethanave të këtij aksidenti.