
Lulzim Basha i është përgjigjur sërish kryeministrit Edi Rama, pas një vizitë të këtij të fundit në Sarandë ku bëri batuta me një qytetar që i tha se kishte ndërruar parti vetëm për PS.
Basha i është përgjigur Ramës duke udhëtuar në makinë, ndërsa në sfond është sërish kënga e Unikatilit.
“O Rame e mban mend atë filmin je pak pusht ti Fotaq! Si u the atyre që takove sot në Vlorë.
Ec se herën e parë duket pak e vështirë, menjëherë s’bëhesh, po me dy herë, po me tre herë me Rame siç ia bëre socialistëve, tre herë dhe i le më gisht në gojë.
Tani do merresh me demokratët. Ku i ke shokët Rame, 7×7 = 313”, shprehet Basha.