Emra të nderuar të Shkodrës, personalitete të artit, sportit dhe sipërmarrëse në shumë drejtime në Shkodër kanë qënë pjesë e sofrës së iftarit të shtruar nga deputetja Edona Bilali. Ajo i ka falenderuar ato emër për emër për kontributin e tyre të cmuar që japin në Shkodër dhe janë pjesë e sofrës së iftarit në muajin e madhërueshëm të Ramazanit

Në këtë sofër, mjeshtra e madhe e humorit Zyliha Miloti ka rrëfyer edhe momentin e vështirë kur deputetja Bilali i është gjendur pranë.

Nga ana tjetër të pranishmet kanë vënë theksin në harmoninë mes besimeve që mbizotëron në Shkodër.

Pjesë e sofrës së iftarit të organizuar nga deputetja Edona Bilali ishin edhe kandidatet zonja të kandidatëve të PS në Shkodër, Xhenis Çela dhe Kejsi Spahija.