Rikonstruksioni i rrugëve të brendshme të fshatrave është në fokusin kryesor të punëve të Bashkisë Shlkodër në kuadër të një pakete ndërhyrjesh në rrugët rulale. Aktualisht po punohet në Njësinë Administrative Guri i Zi

E para që ka përfunduar është rruga e fshatit Rrenc, që lidh qindra familje të zonës me aksin kryesor Shkodër – Vau Dejës. Paralelisht është përfunduar edhe ajo që njihet si unaza e Jubanit, për të cilën prej 30 vitesh, banorët e zonës e kishin kërkesë kryesore. Përfundimi i këtyre dy rrugëve, po pasohet me një tjetër investim të domosdoshëm për zonën, rrugën e varrezave në kodrat e Gurit të Zi.

Administratori i Njësisë Guri Zi, Vitor Hila tregon se këto janë investimet e para që kryhen pas 30 vitesh në këtë zonë, por që do të pasohen me të tjera nderhyrje.

Një fokus të vecantë do të ketë turizmi në këtë zonë, pasi potencialet e saj janë të mëdha, vecanerisht në fshatrat Rragam, Gjenç, Sheldi dhe ishulli Sarda.