
Mirëmëngjes!
Kënaqësi ta nis ditën me një histori suksesi të një talenti nga Qarku Shkodër. Ervis Alia, 23 vjeç, nga Fushë-Arrëzi, është kthyer nga Suedia dhe ka hapur punishten e tij, duke krijuar art me mëndafshin e bagëtive.
E përgëzova Ervisin për angazhimin dhe dëshirën e tij të madhe për ta çuar përpara këtë iniciativë, duke e shndërruar atë në një model frymëzimi për rininë e zonës.