
E nderuar të jem pjesë e skuadrës që synon ta pozicionojë Shkodrën aty ku i takon: një nyje kyçe për zhvillimin rajonal!
Angazhimi im për vizionin e qartë të Partisë Socialiste —Shqipërinë e integruar plotësisht në Europë
—vjen me ndërgjegjen për të kontribuar në një sektor jetik për mirëqenien e qytetarëve: Shëndetësinë dhe Politikat Sociale.
E vetëdijshme për sfidat e kësaj kauze madhore, sjell përkushtimin tim përtej mureve të spitalit, me dëshirën për të çuar përpara përpjekjet për një sistem shëndetësor cilësor, të aksesueshëm dhe gjithëpërfshirës për të gjithë!