
Kryetari i partisë Social Demokrate Tom Doshi në një takim në njësinë Rrethina në Shkodër i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë PSD në zgjedhjet e 11 majit, një forcë politike që ofron një program për shtresat sociale në Shqipëri. Doshi tha se nuk mund te këtë integrim në BE pa përmirësuar ekonominë në familjet shqiptare.
“Një fëmijë me ndihmë sociale merr sot 12 mijë lekë të vjetra. Një familje me ndihmë sociale sot në Shkodër merr 60 euro, katër persona. Një kryefamiljar merr 25 euro. Nuk hyhet në Europë me pensionistë që marrin 100 mijë lekë, ndihmë sociale 60 euro 4 persona as të verbërit me 90 mijë lekë të vjetra, Turp i madh i të gjithë qeverive. Të gjithë janë të prekur nga kjo. Kemi 1 mln persona të prekur nga kjo gjë. E kemi nisur me një deputet në 2017, sot kemi 3 por pas 12 majit do të kemi edhe grup parlamentar. Votoni Partinë Social Demokrate sepse unë jam deputeti që ju kam votuar dhe do t’ju përfaqësoj”, tha ai.
Kreu i PSD Doshi i ktheu një përgjigje akuzave të Berishës përmes fjalëve kontradiktore të liderit të opozitës.
Në këtë takim kryetari i PSD Doshi tha social demokratët janë të pranishëm në gjithë vendin duke kërkuar mandate deputeti në 12 qarqet e vendit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
“Sali ti je një hajdut që në ’91 ke vjedhur edhe paratë e arkës së PD. Jo unë. Di vetëm të shpifësh e shash. Humbi dhe bashkitë e Shkodrës dhe Vaut të Dejës. Hija ime po i del edhe në Kukës Sali Berishës. Një mandat do t’ja marrim ne PD-së në Kukës, Berisha do të ketë humbjen më të turpshme më 12 maj”, tha ai.