Suksese Elda Laro!

Kënaqësi që sot pata mundësinë t’i përcjell urimet drejtpërdrejt dirigjentes së re të Orkestrës Simfonike të Shkodrës, artistes shkodrane të njohur ndërkombëtarisht, Elda Laro. Përveç bisedës miqësore dhe firmosjes së kontratës, puna ka nisur menjëherë për koncertet e ardhshme, të cilat do të sjellin shumë surpriza për artdashësit shkodranë.