
Skuadra dhe ekipi fitues i zgjedhjeve të 11 Majit! #PS2030 #Shkodra2030 #Shqipëria2030
Një sfidë e përbashkët me të gjithë kolegët kandidatë në këto zgjedhje, për t’i dhënë Shkodrës zhvillimin dhe vëmendjen që meriton për të ardhmen.
Shkodra, në vetëm dy vite, po përjeton një transformim të dukshëm, dhe të gjithë jemi dëshmitarë të këtij ndryshimi. Sot kërkojmë mbështetjen e qytetarëve të Shkodrës si djem dhe vajza të këtij qyteti, që kemi zgjedhur të punojmë dhe jetojmë këtu, për ta zhvilluar dhe për të rritur fëmijët tanë në një të ardhme më të mirë.
Jam e bindur se ky është mesazhi më i fortë që i japim çdo banori të Shkodrës, i cili dy vite më parë i dha besimin Benet Becit për drejtimin e Bashkisë Shkodër. Ky besim u kthye në punë konkrete, në projekte që po e transformojnë qytetin.
Sot jemi sërish përballë shkodranëve për të kërkuar mbështetjen e tyre, që këto projekte të ecin përpara me më shumë punë dhe me mbështetjen maksimale të qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama.Na u priftë e mbara!
